Shko te Nazmija”: çfarë roli ka vëllai i Hashim Thaçit në dosjen ndaj Fatmir Shehollit?

Fatmir Sheholli dyshohet se, edhe nga paraburgimi, drejtonte dy djemtë e tij, Alor dhe Imer Shehollin, në përpjekjen për të shantazhuar biznesmenin Arben Jetullahu.

Të lidhura

None found

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, të siguruar nga Paparaci, presioni ndaj biznesmenit nga Podujeva kishte nisur që në vitin 2022.

Sheholli dyshohet se kishte në posedim një audio-incizim që lidhej me Jetullahun dhe që, sipas tij, mund t’i cenonte nderin dhe reputacionin afaristit të fushës së ndërtimit.

Për publikimin e këtij regjistrimi, ai kërkonte 13 mijë euro. Në rast se biznesmeni nuk do të paguante, Sheholli e kishte paralajmëruar se audioja do të dërgohej në media.

Komunikimi me Jetullahun zhvillohej në mënyrë indirekte, gjatë vizitave të bashkëshortes dhe dy djemve të Shehollit në paraburgimin e Gjilanit. Nga aty, ai i udhëzonte Alorin dhe Imerin të lidhnin kontakt me biznesmenin përmes një personi të quajtur “Lorik”.

Në një bisedë të përgjuar, Fatmiri u kërkon djemve që të telefonojnë Lorikun dhe të mos e lënë çështjen pas dore:

Fatmiri: duhet mi thirr ata eeee. Mi thirr Lorikun… vazhdimisht mos e le kete pune ashtu… Se edhe une kur jom kon jasht… qishtuuu u kon, se qishtu jan ata… Pa jau bo qishtu

Imeri: ani de une, sot mka thon qe sot ka mu taku se nuk u kon ksajde

Alori: Bablok une po ju thom bonju presion kapak, ky po thot une ss….

Fatmiri: mire de… edhe ju tregon qe ni video thuj qe ja ki qu nihere e qe e keni shantazhu thuj… Baba thuj, Arbeni e din qysh e ka shantazhu Fatmirin, kur ma ka pru ni video me ma kallxu aj, e din aj kush ja ka dhon… Thuj aj ska fol per kete pune, pooo nese flet thuj, ta dish qe puna osht koxhaa…

Kjo bisedë është regjistruar në dhjetor të vitit 2025, gjatë një vizite të bashkëshortes dhe dy djemve të Shehollit në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Në një vizitë tjetër, të zhvilluar në janar të vitit 2026, Sheholli i kërkon Imerit të shkojë te një person që e quan “Nazmija” dhe e përshkruan si “vëllai i Hashimit”. Në dosje dyshohet se ky person është Nazmi Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Dokumenti i Prokurorisë tregon se qëllimi i këtij takimi ishte përcjellja e një porosie te biznesmeni Arben Jetullahu. Sipas të dhënave të siguruara nga Paparaci, Idriz Thaçi, vëllai tjetër i ish-presidentit Thaçi, është ortak me Jetullahun në një biznes në Mal të Zi.

Biseda mes Shehollit dhe djalit të tij vijon kështu:

Fatmiri: a u lajmeru Loriku a?

Imeri: ncuk

Fatmiri: ndegjom, shkon te Nazmija

Imeri: Kush osht Nazmija?

Fatmiri: Vllavi i Hashimit

Imeri: ku osht aj?

Fatmiri: perball shpis tina atje, perball ne Çagllavic

Imeri: poooo?

Fatmiri: edhe ne te thirr ne telefon Arbenin edhe ne ti thot kqyr mos e le djalin qishtu qishtu. Qe tek stu lajmru deri tash aj ja ka nis me (nuk kuptohet). A po kupton?

Imeri: u kry

Fatmiri: qaty perball, veq shkon

Alori: e di une ku osht shpija e tina

Fatmiri: tani del perjasht dikun me ta edhe i thu… se po ju percjell kush a najsan.

Megjithatë, në dosjen e Prokurorisë Speciale nuk ka të dhëna që konfirmojnë nëse djemtë e Shehollit e kanë realizuar takimin me personin “Nazmi”, të cilin Fatmiri e identifikon si “vëllai i Hashimit”.

Fatmir Sheholli po përballet me dy akuza, atë për spiunazh dhe atë për shantazh.

Prokuroria Speciale e akuzon për spiunazh në favor të BIA-s serbe, si dhe për shantazh ndaj biznesmenit Arben Jetullahu.


Shtuar 25.08.2026 14:31

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet