Mekuli kritikon mediat për hapësirën që i dhanë Shehollit: Kujt i shërbyen mikrofonat?

Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh dhe shantazh.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij, Mekuli ka vënë në diskutim faktin se Sheholli është prezantuar për vite me radhë në media si analist dhe ekspert. Sipas tij, nëse akuzat e Prokurorisë konfirmohen nga gjykata, përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te individi, por të shtrihet edhe te mediat që i kanë dhënë hapësirë dhe besueshmëri.

“Pyetja që sot duhet t’u drejtohet mediave shqipe është: kujt i kanë shërbyer mikrofonat tuaj?”, ka deklaruar Mekuli.

Reagimi i plotë i publikuar në Facebook:

Kur udbashët dhe spiunët marrin rolin e zërit të opinionit publik

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për “spiunazh” dhe “shantazh”. Sipas pretendimeve të bëra publike, ai ishte rekrutuar nga BIA serbe dhe kishte mbledhur e transmetuar informacione mbi zhvillimet politike, sigurinë dhe institucionet e Kosovës.

Për mua, pyetja kryesore nuk lidhet vetëm me veprimet e një personi. Duhet shpjeguar edhe se si ai arriti të shfaqej për kaq gjatë si “ekspert”, “analist” dhe zë i ftuar me nderime në studiot televizive dhe portalet mediatike.

Fjalët e tij trajtoheshin si argumente, opinionet e tij prezantoheshin si analiza, ndërsa deklaratat citoheshin dhe ndikonin drejtpërdrejt në formësimin e opinionit publik. Në këtë mënyrë, Serbia mund të ketë ndikuar në ndërtimin e perceptimit tonë të përbashkët. Ky nuk është një shqetësim i ri për mua, pasi e kam ngritur që në vitin 2001 përmes trajtesave, kritikave dhe librave shkencorë “Mediat dhe Politika” 2003 dhe “Fjalimet që përgjakën Ballkanin” 2021; vepra që, sipas tij, janë censuruar nga mafia mediatike, universitare dhe politike e Kosovës.

Të dashur lexues,

Nëse gjykata i vërteton pretendimet e Prokurorisë, atëherë përballemi me një situatë tronditëse: një person i dyshuar se vepronte në interes të Serbisë mund të ketë pasur qasje të privilegjuar në mediat shqiptare dhe të ketë ndikuar në mënyrën se si publiku e shihte Kosovën, politikën dhe shqiptarët brenda Kosovës.

Prandaj, kjo nuk mund të konsiderohet vetëm si çështje individuale. Në përgjegjësi vendosen edhe mediat që i dhanë atij mikrofonin, autoritetin dhe legjitimitetin.

Propaganda nuk është e domosdoshme të shkruhet hapur nga propagandistët. Mund të mjaftojë që dikush ta përsërisë në një studio televizive dhe media ta paraqesë si qëndrim të një “analisti”.

Pyetja që duhet t’u bëhet sot mediave shqipe është e drejtpërdrejtë: kujt i kanë shërbyer mikrofonat tuaj, publikut shqiptar apo interesave të Serbisë së moçme?

Shënim: Sheholli konsiderohet i pafajshëm deri në vërtetimin e fajësisë me një vendim të formës së prerë.


Shtuar 25.08.2026 14:31

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet