Gjatë 24 orëve të fundit, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë ofruar gjithsej 326 shërbime mjekësore emergjente.
Të lidhura
None found
Të dhënat e publikuara nga QKUK tregojnë se 83 raste janë trajtuar në Reanimim, 97 në Emergjencën Internistike, 64 në Emergjencën Kirurgjike dhe 55 në Emergjencën Ortopedike.
Në Sallën e Vogël kanë marrë trajtim 27 pacientë, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Gjatë së njëjtës periudhë janë raportuar edhe 4 persona të plagosur nga armët e zjarrit, një person i lënduar nga arma e ftohtë si dhe 17 persona të dëmtuar në aksidente trafiku.
Po ashtu, QKUK njofton se 36 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme, ndërsa janë shënuar edhe dy raste vdekjeje.
