Në përditësim/ Blackout i rrjetit të Vodafone që ka misur rreth orës 14:15 vazhdon edhe pse kanë kaluar mbi pesë orë.
Abonentë individual dhe biznese që përdorin shërbimin e Vodafone kanë shprehur shqetësimin se ka mbi orë që nuk arrijmë te perdorin numrat e celulareve dhe internetin.
Të lidhura
None found
Ndërprerja e plotë raportohet në zona të ndryshme të jugut të Shqipërisë, duke shkaktuar probleme të konsiderueshme për abonentët, veçanërisht në një periudhë kur jugu është i mbipopulluar nga pushuesit.
Problemet me rrjetin janë konstatuar në disa zona bregdetare duke fiiluar nga ora 14:15, ku përdoruesit raportojnë vështirësi në kryerjen e telefonatave, përdorimin e internetit celular dhe komunikimin përmes rrjetit.


