Ngërçi institucional në Kosovë vijon, analistët bëjnë thirrje për marrëveshje politike

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë të ditur se të hënën, në orën 11:00, do të paraqitet në sallën e Kuvendit të Kosovës. Ky qëndrim vjen në kuadër të kërkesës për rifillimin e seancës konstituive dhe përfundimin e konstituimit të Kuvendit.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, institucionet e reja të Kosovës vazhdojnë të mbeten jashtë funksionit për shkak të bllokadës politike. Takimi i fundit ndërmjet LVV-së dhe LDK-së ka krijuar shpresë për një afrim të mundshëm, por deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.

Analistët vlerësojnë se partitë duhet të tejkalojnë interesat dhe llogaritjet e tyre politike, duke vendosur në plan të parë nevojat e qytetarëve dhe krijimin sa më të shpejtë të institucioneve.

LVV-ja dhe LDK-ja po zhvillojnë diskutime brenda strukturave të tyre dhe pritet që së shpejti të zhvillojnë një takim tjetër, ku temë kryesore do të jetë posti i presidentit.

Një marrëveshje mes këtyre dy subjekteve politike shihet si një alternativë për shmangien e zgjedhjeve. Megjithatë, njohësit e politikës theksojnë se zgjidhja duhet të kërkohet nga i gjithë spektri politik.

“Urojmë që marrëveshja mes subjekteve politike, LVV dhe LDK, të konkretizohet sa më parë dhe që t’i ofrojnë vendit një zgjidhje rreth çështjes së presidentit. Do të ishte afirmative që kësaj marrëveshjeje t’i bashkëngjiten edhe subjektet e tjera opozitare, në mënyrë që procesi dhe vetë institucioni i presidentit të kenë një mbështetje sa më të gjerë”, tha Ramadan Baraliu, njohës i politikës.

Sipas ekspertëve, përgjegjësia e subjekteve politike është që të marrin parasysh interesin e qytetarëve dhe të krijojnë sa më shpejt institucionet e reja të vendit.

“Krizën aktuale politike rreth zgjedhjes së presidentit më shumë duhet ta shohim si një problem politik sesa në aspekte të tjera. Është me rëndësi që të gjitha strukturat politike në Kuvendin e Kosovës të ulen dhe të bëjnë konsensus, që vendit t’i ofrojnë një president sa më konsensual dhe në një afat sa më të shpejtë”, deklaroi Baraliu.

Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD, paralajmëroi se mungesa e një marrëveshjeje mund të sjellë pasoja për qytetarët dhe shoqërinë civile.

“Në rast se nuk bëhet, pra në qoftë se nuk ka marrëveshje politike dhe partitë politike duan të shkojnë në zgjedhje, ne si shoqëri civile dhe si qytetarë do t’i shohim vetëm pasojat që do të vijnë si rezultat i mungesës së institucioneve në Republikën e Kosovës”, tha Jakaj.

Partia Demokratike e Kosovës vijon të këmbëngulë për qëndrimin e saj në opozitë. Ndërkaq, Aleanca ka refuzuar të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pa u plotësuar gjashtë kushtet e saj.

Për ditët e ardhshme është njoftuar një tjetër takim mes Kurtit dhe Abdixhikut. Sipas paralajmërimeve, në këtë takim pritet të diskutohen emra konkretë për postin e presidentit.


Shtuar 23.08.2026 20:53

matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisligobetcasibomcasibom girişjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş