Policia e Kuçovës ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar, i dyshuar se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së parkuar të një 24-vjeçari.
Rreth orës 15:40, në lagjen “1 Maji” të Kuçovës, shtetasi S. R., 24 vjeç, ka njoftuar uniformat blu se automjeti i tij, i lënë i parkuar, ishte qëlluar me armë.
Të lidhura
None found
Pas hetimeve të kryera, autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin e të dyshuarit, shtetasin A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë, i cili është shpallur në kërkim.
Aktualisht, grupi hetimor po vijon kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e tij, ndërsa po punohet edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për vijimin e veprimeve të mëtejshme.
