Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, mori pjesë në zgjedhjet që po zhvillohen në Serbi dhe u bëri apel qytetarëve të votojnë në numër sa më të madh.
Në një postim në Facebook, ai nënvizoi se pjesëmarrja në votime është e rëndësishme për të rritur përfaqësimin shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
Të lidhura
None found
Pajaziti tha se votoi me shpresën që zëri i shqiptarëve të dëgjohet më fuqishëm dhe që ata të kenë sa më shumë përfaqësues në Parlament. Ai ftoi qytetarët ta ushtrojnë të drejtën demokratike të votës, duke kujtuar se çdo votë ka rëndësi.







