Një incident me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Haraçinë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme përmes faqes së saj zyrtare.
Të lidhura
None found
Pas raportimit për të shtënat, në vendngjarje shkuan zyrtarë policorë nga SPB Haraçinë dhe Njësia e Policisë Intervenuese në SPB Shkup. Gjatë verifikimeve u konstatua se një automjet pasagjerësh “Shkoda”, me targa të Shkupit, ishte qëlluar me armë zjarri.
Në automjet ndodheshin I.I. (34) dhe Sh.I. (42), të cilët kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Institucionin Publik Shëndetësor “Shën Naum Ohridski”.
MPB bëri të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të incidentit.
