Detajet e mbledhjes maratonë të Ramës në Pogradec: nga dokumenti “Besa” te përmirësimi i shërbimeve dhe zgjedhjet e 2027-ës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në vilën qeveritare të Pogradecit një takim që zgjati më shumë se gjashtë orë, duke çelur sezonin e ri politik të Partisë Socialiste. Në mbledhje morën pjesë drejtuesit politikë të 12 qarqeve dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Gjatë diskutimeve, Rama dëgjoi vërejtjet dhe propozimet e drejtuesve politikë për zgjerimin dhe pasurimin e dokumentit “Besa”. Në fokus ishte edhe vizioni i tij, i ndërtuar mbi katër shtylla: besimin, empatinë, shërbimin dhe angazhimin.

Të lidhura

None found

Një tjetër çështje e trajtuar ishte bashkëpunimi në terren mes ministrave, deputetëve, drejtuesve politikë dhe drejtuesve të drejtorive vendore. Qëllimi i këtij koordinimi është përmirësimi i shërbimeve që u ofrohen qytetarëve.

Gjatë takimit, kreu i socialistëve u ka kërkuar drejtuesve politikë të nisin përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027.

Pas përfundimit të mbledhjes në vilën qeveritare, drejtuesit politikë dhe kryetarët e komisioneve parlamentare shkuan në një hotel të qytetit liqenor, ku iu bashkuan ministrave për darkë.

Të hënën, në orën 9:30, ministrat do t’i nënshtrohen “provimit të vjeshtës”, përmes një analize të performancës së dikastereve që drejtojnë. Në këtë proces do të paraqiten edhe raportet mbi prezencën mediatike të çdo ministrie gjatë muajve të fundit, periudhë kur Edi Rama ka folur për të ashtuquajturin “algoritëm” kundër qeverisë, të prodhuar nga sheshi i protestës.


Shtuar 23.08.2026 19:26

matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisligobetcasibomcasibom girişjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş