Bytyçi: Propozimi i Haradinajt për Thaçin mund t’i shkaktojë dëm dhe të pengojë marrëveshjen VV-LDK

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjedhja e ish-presidentit Hashim Thaçi në krye të shtetit do të përbënte një “nder” për deputetët e legjislaturës së 11-të.

Të lidhura

None found

Profesori Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, e sheh këtë nismë si një veprim që mund të ketë pasoja negative për Thaçin, veçanërisht në kohën kur ish-presidenti po pret vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Bytyçi shprehet se, në këto tri javë që kanë mbetur deri në shpalljen e vendimit, Thaçit do t’i shërbente më shumë heshtja sesa një fushatë publike për rikthimin e tij në postin e presidentit.

“Ramush Haradinaj ka hedhur idenë që president i Kosovës të zgjidhet ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili ndodhet në pritje të vendimit të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë për akuzat kriminale. Pyetja ime është: përse po e bën këtë Ramushi?”, ka deklaruar Bytyçi.

Sipas tij, një lobim i tillë mund të interpretohet si përpjekje për ta dëmtuar Thaçin, pasi është e pazakontë që të kërkohet rikthimi në krye të shtetit i një personi që ndodhet në prag të një vendimi gjyqësor. Bytyçi vlerëson se një situatë e tillë mund ta shtyjë gjykatën ta shohë këtë fushatë si të qëllimshme dhe si përpjekje për të cenuar procesin e hetimit dhe të vendimmarrjes.

Ai shton se Thaçi përballet me dy procese gjyqësore dhe, edhe në rast se shpallet i pafajshëm në të parin, dalja e tij nga paraburgimi do të ishte e vështirë pa përfunduar edhe çështja e dytë. Në këto rrethana, vijon Bytyçi, koha e kaluar në paraburgim mund të përbëjë minimumin e dënimit, ndërsa gjatë kësaj periudhe atij do t’i ndalohej angazhimi politik dhe ushtrimi i funksioneve publike.

Profesori mendon se Haradinaj mund të jetë i vetëdijshëm për këtë kufizim dhe se propozimi mund të jetë një mënyrë për të ruajtur marrëdhënie të mira me ish-rivalin e tij, Hashim Thaçin, më shumë sesa një mbështetje konkrete për rikthimin e tij në presidencë.

Bytyçi paraqet edhe një tjetër skenar: nëse Thaçi do të shpallej i pafajshëm, Haradinaj do të mund të krijonte një paralele mes çështjes së tij në Hagë dhe rastit të Thaçit, duke tentuar në njëfarë mënyre t’ia “kthejë borxhin”.

Megjithatë, ai e krahason propozimin me një gur të hedhur në lumë, pas të cilit nisen njëmijë persona për ta nxjerrë. Sipas Bytyçit, iniciativa e Haradinajt për Thaçin është një provokim që synon të ndikojë dhe të intimidojë bisedimet mes VV-së dhe LDK-së.

“AAK dhe PDK janë në panik përballë mundësisë së një marrëveshjeje mes Kurtit dhe Abdixhikut për zgjedhjen e një presidenti konsensual. Për ta bllokuar këtë proces, Haradinaj dhe Lushtaku kanë shpallur tender publik për lobim kundër një marrëveshjeje presidenciale që do t’i linte PDK-në dhe AAK-në jashtë loje. Në këtë lobim është riaktivizuar edhe McGonigali nr 2, me emrin Richard Grennell”, ka përfunduar Bytyçi për gazetën.


Shtuar 23.08.2026 12:16

matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomBetparibuHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet giriş