Amorim synon titullin e Serie A: “Qëllimi ynë është të fitojmë kampionatin

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, ka bërë të qarta synimet e klubit për sezonin, duke vënë theksin te forcimi i fazës mbrojtëse dhe aspiratat për të luftuar për titullin e kampionatit.

Të lidhura

None found

Tekniku portugez kërkon që skuadra të rikthejë një nivel të lartë organizimi në prapavijë, të ngjashëm me atë të formacioneve të suksesshme të mëparshme të Milanit.

“Dua një Milan që mbrohet mirë, si Milani i Allegrit vitin e kaluar”, u shpreh Amorim në konferencën për shtyp.

Ai shtoi se objektivi kryesor është triumfi në kampionat, pavarësisht kohës që mund të nevojitet për ta arritur atë: “Qëllimi ynë është të fitojmë kampionatin. Nuk e di sa kohë do të na duhet, por mentaliteti ynë duhet të jetë ky”.

Amorim pranoi gjithashtu se Milani ka ende një diferencë për të rikuperuar në raport me rivalin kryesor, Interin. “Ekziston një hendek midis nesh dhe Interit: duhet të jemi të sinqertë”, deklaroi ai.

Rossonerët do ta hapin sezonin 2026/27 të Serie A nesër, të dielën, në transfertën ndaj Torinos. Ndeshja do të nisë në orën 20:45.


Shtuar 22.08.2026 15:11

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet Giriş