Simeone konfirmon përfshirjen e Alvarezit ndaj Villarealit dhe dënon abuzimet e tifozëve

Julian Alvarez do të jetë pjesë e skuadrës së Atletico Madridit për përballjen e radhës ndaj Villarealit, e cila do të zhvillohet nesër, të dielën. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Diego Simeone.

Të lidhura

None found

Gjatë konferencës për mediat, Simeone nënvizoi rëndësinë e sulmuesit argjentinas në planet e ekipit dhe në përpjekjen për të përmbushur objektivat e sezonit.

“Julian do të jetë në skuadër nesër. Për mua, Julian është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne që të arrijmë objektivat tona. Për sa kohë që ai është me ekipin, unë do të kujdesem për të”, ka deklaruar fillimisht Simeone.

Tekniku i Atleticos u ndal edhe te protestat dhe ofendimet e drejtuara nga tifozët e klubit ndaj Alvarezit, i cili ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Barcelona.

“Unë i respektoj tifozët tanë, gjithmonë i kam respektuar, por nuk pajtohem me fyerjet apo abuzimet”.

Simeone shtoi se çdo deklaratë po analizohet nga persona që synojnë të nxisin përplasje dhe pasiguri brenda klubit.

“Çdo fjalë po shqyrtohet me kujdes nga njerëz që presin të krijojnë konflikt dhe pasiguri. Nuk ka asnjë pasiguri. Miguel ishte shumë i qartë. Ai është lojtari ynë dhe ne kemi nevojë për të”, përfundoi trajneri i Atletico Madridit.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet Giriş