Sporting Lokeren triumfoi 2-1 në shtëpi ndaj Eupen, në përballjen e vlefshme për javën e dytë të ligës së dytë belge, ku protagonist u bë Matias Lloci.
Mesfushori 26-vjeçar me origjinë shqiptare zhbllokoi takimin dhe shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 42-të.
Të lidhura
None found
Ky ishte realizimi i parë i Llocit gjatë këtij sezoni. Pas dy ndeshjeve në kampionat, ai ka regjistruar gjithashtu edhe një asist. Ish-mesfushori i Teutës u largua nga klubi durrsak në verën e vitit 2025, për t’u rikthyer në Belgjikë.
