Ministria e Mbrotjes ka blerë gjashtë helikopterë në vitin 2014, nga të cilët, dy janë për emergjencat civile, por asnjëri nuk është parë të fluturojë në qiellin e Shqipërisë për të shuar flakët që kanë pushtuar vendin.
Sipas kësaj kontrate të miratuar në 31 korrik 2014, shteti shqiptar ka blerë gjashtë helikopterë nga të cilët 4 janë të modelit cugar ushtarak, ndërsa dy të tjerë janë helikopterë për emergjenca civile.
Vlera e këtyre gjashtë mjeteve fluturuese ishte e kripur mjaftueshëm për financat shqiptare, plot 78.6 milionë euro, para të cilat siç duket kanë shkuar dëm pasi helikopterët nuk po e kryejnë funksionin e tyre.
Dje Ministria e Mbrojtjes ka marrë 2 helikopterë për të ndihmuar nga ajri nga një kompani private, Viva Helicopters, e cila është në gjyq me Ministrinë për një kontratë të prishur para kohe, pikërisht për faktin se ka mjete shumë të shtrenjtë për buxhetin e Shqipërisë.
Pse nuk përdoren mjetet që ka blerë ministria? /A2