Ditën e sotme, mbahet protesta e 84-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët pritet të mblidhen sërish përpara Kryeministrisë, duke bërë thirrje për plotësimin e kërkesës së tyre të panegociueshme: dorëheqjen e Ramës.
Sikurse çdo ditë, grumbullimi do të nisë në sheshin “Skënderbej” për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë, aty ku për rreth tre muaj kanë artikuluar problemet me korrupsionin, keqqeverisjen, mungesën e transparencës nga qeveria etj.
Të lidhura
None found
Një ditë më parë, qytetarët i bënë thirrje edhe SPAK që të nisë hetimet ndaj Ramës për afera të ndryshme që i kanë prekur qeverinë.
Ata kërkojnë nisjen e hetimeve edhe për “Albanian Files”, kallëzim të cilën e depozituan disa javë më parë në SPAK.
Kujtojmë që protestat nisën si kundërshtim për projektin në Zvërnec, por thirrjet e qytetarëve u zgjeruan kundër establishmentit politik dhe qeverisë së Ramës.
