Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit bëri të ditur se të shtunën, më 22 gusht, do të kufizohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve të transportit që peshojnë mbi 20 tonë.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, në autoudhë ndalimi do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak se parashikimi i temperaturave përmbush pragun prej 32°C ose më shumë.
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të vijojë pa kufizime.
Masa nuk përfshin automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka kërkuar operatorëve dhe ngasësve të respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë lëvizjen në përputhje me orarin e përcaktuar.
