Kurti pret kryetarin e Izmirit: Ky qytet ka qenë strehë për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna serbe

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë.

Të lidhura

None found

Pas takimit, Kurti bëri të ditur se Kosova, përveç marrëdhënieve të shkëlqyera me Turqinë, e lidh një raport i veçantë edhe me qytetin e Izmirit. Sipas tij, ky qytet u shndërrua në shtëpi për shumë shqiptarë të larguar me dhunë nga Serbia dhe Jugosllavia gjatë shekullit të kaluar.

Ai theksoi se bashkatdhetarët shqiptarë në Izmir, ndonëse e ruajnë të palëkundur lidhjen me origjinën e tyre, janë një pjesë e rëndësishme dhe e vlerësuar e shoqërisë së këtij qyteti.

Kurti bëri me dije se me kryetarin Tugay diskutoi për mënyrat konkrete të forcimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izmirit në ekonomi, industri, ndërmarrësi, arsim, kulturë, teknologji dhe inovacion.

Agjenda e bisedimeve përfshiu gjithashtu bujqësinë, mjedisin dhe energjinë. Dy zyrtarët shqyrtuan edhe mundësitë për investime e tregti, si dhe shkëmbimin e përvojave në disa sektorë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit në shëndetësi, mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbeturinave.

Kurti kujtoi se takimi i sotëm vjen dy vjet pas takimit të mëparshëm miqësor me kryetarin e Izmirit në zyrën e tij.


Shtuar 20.08.2026 14:26

casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomCasibomultrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetjojobetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet