Stuhi dhe tornado në Gjermani, një viktimë dhe disa të plagosur; rreth 60 banesa të dëmtuara

Mot i përkeqësuar ka përfshirë disa zona të Gjermanisë gjatë natës, ku stuhi të fuqishme dhe dy tornado shkaktuan dëme të konsiderueshme. Autoritetet raportuan një person të vdekur, disa të plagosur dhe dëmtime në dhjetëra ndërtesa.

Të lidhura

None found

Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) paralajmëroi se në jug të vendit, veçanërisht në Baden-Württemberg dhe Bavari, priten episode edhe më të forta të motit të keq.

Ngjarja më tragjike u shënua në Walldorf, në landin perëndimor të Rhineland-Pfalz. Sipas policisë, një grua 58-vjeçare humbi jetën, ndërsa një grua 47-vjeçare mbeti rëndë e plagosur pasi një pemë ra mbi to.

Dy gratë po ecnin bashkë kur stuhia u afrua dhe u përpoqën të gjenin strehim. Forca e erës shkulën një pemë, e cila u rrëzua mbi strukturën ku ishin strehuar. 58-vjeçarja vdiq në vend, ndërsa 47-vjeçarja u transportua në spital.

Në pjesë të tjera të Rhineland-Pfalz, erërat e forta rrëzuan pemë dhe dëmtuan mure banesash.

DWD konfirmoi gjithashtu se një tornado kaloi në Fürstenwalde-Spree, në Brandenburg, landi që rrethon Berlinin. Policia në Potsdam njoftoi për dëme në zonë, përfshirë automjete të goditura nga pemë të rrëzuara, por nuk raportoi persona të lënduar.

Një tjetër tornado u shfaq mbrëmjen e ditës së djeshme në rrethinat e Wetzlarit, në landin qendror të Hesses. Shërbimi meteorologjik deklaroi se vlerësimi i fuqisë së këtij fenomeni ende nuk kishte përfunduar.

Departamenti i zjarrfikësve bëri të ditur se në Wetzlar janë dëmtuar rreth 60 shtëpi.

Në qytetin fqinj të Laubachut, një pemë e rrëzuar dëmtoi një rezervuar gazi në një pallat banimi. Pas nisjes së rrjedhjes së gazit, autoritetet evakuuan zonën brenda një rrezeje prej 200 metrash.

Raportime për dëme të ngjashme erdhën edhe nga Thuringia dhe Bavaria, ku disa banesa kanë mbetur të pabanueshme.


Shtuar 20.08.2026 14:16

casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomCasibomultrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetjojobetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet