Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, shtetasi Franko Broqi, 32-vjeç, është arrestuar në fshatin Kosan të Malësisë së Madhe, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Operacioni u realizua nga shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Të lidhura
None found
32-vjeçari, banues në Kosan, u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Kërkimi ndërkombëtar ndaj Broqit ishte aktivizuar nga Interpol Roma, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata për Hetimet Paraprake në Gjykatën e L’Aquila-s.
Sipas autoriteteve italiane, ai dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Prishje e vulave të vendosura nga autoritetet”, të parashikuara në Kodin Penal italian.
Pas ndalimit, Interpol Tirana dhe Interpol Roma kanë vijuar hapat procedurialë për ekstradimin e 32-vjeçarit në Itali.
