Diego Moreira është bërë zyrtarisht pjesë e Milanit, pasi ka përfunduar kalimin nga Strasbourg. Reprezentuesi belg tashmë është lojtar i klubit italian.
Futbollisti 22-vjeçar, i cili luan në krahun e sulmit, ka firmosur kontratë me “Rossonerët” deri në vitin 2031. Vlera e përgjithshme e transferimit mund të arrijë rreth 65 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.
Të lidhura
None found
Marrëveshja u drejtua nga agjenti portugez Jorge Mendes, i përfshirë edhe gjatë kësaj vere në transferimin e sulmuesit Goncalo Ramos nga Paris Saint-Germain te Milani.
Megjithatë, mediat kanë dhënë versione të ndryshme për mënyrën se si është ndërtuar financiarisht ky operacion.
“Sky Sport Italia” raporton se klubi kuqezi do t’i paguajë Strasbourgut 45 milionë euro si shumë bazë, ndërsa shifra totale mund të rritet deri në 65 milionë euro në varësi të bonuseve, disa prej të cilave konsiderohen më të vështira për t’u arritur.
Moreira ishte pranë një marrëveshjeje edhe me RB Leipzig, por ndërhyrja e Milanit bëri që transferimi të përfundonte në favor të klubit italian.
Belgu udhëtoi drejt Italisë të martën dhe kreu testet mjekësore, ndërsa firmën zyrtare në kontratën me Milanin e hodhi vetëm këtë mbrëmje.
Te skuadra e re, Moreira do të luajë me fanellën me numrin 22.
