Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Nuno Mendes, është dënuar me tri ndeshje pezullim nga Komisioni Disiplinor i LFP-së, si pasojë e kartonit të kuq të marrë në sfidën e Superkupës së Francës.
Të lidhura
None found
Futbollisti portugez u përjashtua direkt në minutën e 87-të, në humbjen 1-0 ndaj Lensit, pasi goditi me bërryl Michał Skoras pranë vijës së mesfushës.
Për shkak të këtij vendimi, 24-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të PSG-së për ndeshjen e parë të sezonit në Ligue 1 kundër Rennesit, që do të luhet në stadiumin “Roazhon Park”.
Pezullimi do ta mbajë Mendesin jashtë edhe në dy përballjet pasuese të kampionatit, ndaj Lilles dhe Monacos. Mungesa e tij pritet të jetë një problem i rëndësishëm për trajnerin Luis Enrique në nisje të sezonit.
Komisioni Disiplinor ka ndëshkuar gjithashtu lojtarin e Lensit, Kyllian Antonio, me dy ndeshje pezullim. Ai mori karton të kuq në minutën e 39-të pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj Maghnes Akliouche.
