Pas mbylljes së fjalimeve para Kryeministrisë, protesta e 81-të radhazi ka hyrë në një etapë të re. Qytetarët kanë nisur marshimin masiv në rrugët kryesore të Tiranës, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.
Marshimi u nis nga protestuesit që ishin mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, të cilët vijuan lëvizjen përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Të lidhura
None found
Protesta pritet të vijojë në disa prej akseve dhe rrugëve kryesore të kryeqytetit, ku qytetarët do të shprehin kundërshtimin dhe qëndresën e tyre ndaj qeverisë.
