Shasivari dhe Milleri: Mbrojtja e interesit më të mirë të fëmijës është angazhimi ynë kryesor

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me përfaqësuesen e UNICEF-it, Lesli Miller, ku diskutuan çështje të rëndësishme për avancimin e sistemit të drejtësisë për fëmijët.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës u nënvizua se interesi më i mirë i fëmijës duhet të mbetet në qendër të veprimeve, në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës.

Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua zbatimit të Ligjit për Drejtësinë për Fëmijët, si dhe domosdoshmërisë për të rritur në mënyrë të vazhdueshme kapacitetet e të gjitha subjekteve që përfshihen në sistemin e drejtësisë për fëmijët.

Ligji i ri kërkon që profesionistët që merren me fëmijët të jenë të specializuar. Për këtë arsye, vijimi i trajnimeve për profesionistët e drejtësisë është veçanërisht i rëndësishëm, në mënyrë që fëmijët, viktima ose dëshmitarë të dhunës dhe krimit, të trajtohen dhe mbrohen siç duhet, ndërsa të zbatohen edhe qasjet e drejtësisë riparuese. Në këtë proces, aktet nënligjore përbëjnë një tjetër element të rëndësishëm, pasi përcaktojnë procedura, standarde dhe mjete të qarta për zbatimin e njëtrajtshëm të parimeve të ligjit.

Një sistem gjyqësor i përshtatshëm për fëmijët duhet të kuptojë nevojat e tyre, të garantojë mbrojtjen e të drejtave dhe t’u sigurojë të gjithëve qasje reale e të barabartë në drejtësi.

Ministria e Drejtësisë thekson se do të vijojë angazhimin për forcimin e drejtësisë për fëmijët dhe për krijimin e kushteve institucionale ku të drejtat e çdo fëmije respektohen dhe mbrohen plotësisht.


ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbetholiganbet