Autoritetet britanike identifikojnë familjen palestineze që humbi jetën në detin e West Sussex

Tre anëtarë të një familjeje refugjate nga Palestina u mbytën gjatë notit në West Sussex të Britanisë së Madhe, ndërsa vajza e tyre më e vogël mbijetoi, por ndodhet në gjendje kritike.

Të lidhura

None found

Viktimat janë identifikuar si Hossam El-Hawas, bashkëshortja e tij Zeina Alian dhe vajza e tyre adoleshente Sarah. Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të pasdites ditën e djeshme, në një moment kur deti paraqiste rrezik për shkak të dallgëve të forta.

Fëmija tjetër i familjes, Shaja, u shpëtua e gjallë nga uji dhe vijon të marrë trajtim, ndërsa gjendja e saj shëndetësore mbetet kritike.

Ambasada Palestineze bëri të ditur se El-Hawas kishte ardhur në Britani nga një kamp refugjatësh në Liban. Forumi Palestinez në Britani deklaroi se familja ishte me origjinë nga kampi i refugjatëve Rashidiya.

Sipas raportimeve të Daily Mail, familja kishte ngritur kamping pranë Portit Shoreham dhe po qëndronte aty prej disa javësh. Të martën, të katër familjarët hynë në det për t’u larë, por shumë shpejt u përballën me një situatë të rrezikshme.

Disa dëshmitarë kanë thënë se ngjarja mund të jetë shkaktuar pasi njëri prej fëmijëve u kap në një rrjetë peshkimi. Ky version mbështetet vetëm në dëshmi të dëshmitarëve dhe deri tani nuk është konfirmuar nga autoritetet.


Shtuar 19.08.2026 16:59

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbetholiganbet