Trump synon një tjetër takim me Kim Jong Un për ta bindur të heqë dorë nga armët bërthamore

Donald Trump u ka kërkuar bashkëpunëtorëve të tij të nisin përgatitjet për një takim të ri me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Presidenti amerikan po përpiqet të rikthejë në jetë një prej nismave më të guximshme dhe më të debatueshme të mandatit të tij të parë: bindjen e Phenianit që të heqë dorë nga programi bërthamor.

Të lidhura

None found

Burime amerikane të cituara nga Wall Street Journal bëjnë të ditur se Trump e ka diskutuar privatisht me udhëheqësin korean mundësinë e një takimi gjatë vizitës së ardhshme të presidentit në Azi. Një mundësi e tillë mund të krijohet në nëntor, kur liderë nga vende të ndryshme të botës pritet të mblidhen në Shenzhen të Kinës për samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Edhe pse një propozim zyrtar nuk është paraqitur ende, interesi i Trump për një tjetër bisedë të drejtpërdrejtë me Kim tregon kërkimin e presidentit amerikan për një arritje të rëndësishme në politikën e jashtme. Kjo ndodh në një periudhë kur duket e vështirë të shpallet fitorja në operacionin ushtarak të nisur në Iran në shkurt.

Ndryshe nga shumica e presidentëve amerikanë, të cilët kanë refuzuar takimet me Kim Jong Un pa kushte paraprake për shkak të natyrës autoritare të regjimit dhe arsenalit të tij të madh bërthamor, Trump beson se një takim i ri mund të rikthejë komunikimin me Phenianin.

Megjithatë, analistë dhe disa zyrtarë amerikanë shprehen të pasigurt nëse një samit i ri do të mund të prodhonte rezultate të rëndësishme.

Që prej tre takimeve të para mes Trump dhe Kim, Koreja e Veriut ka zgjeruar ndjeshëm kapacitetet e saj bërthamore dhe raketore. Po ashtu, Pheniani ka përmirësuar aftësinë për të goditur territorin e Shteteve të Bashkuara.

“Ai dëshiron të rikthejë në skenë një tjetër diktator despotik, duke u mbështetur në bindjen e gabuar se një raport personal mund të përmbushë objektivat e politikës së jashtme amerikane”, tha Bruce Klingner, ish-zyrtar i lartë i CIA-s dhe ekspert për Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut.

Një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Trump dhe Kim do të zhvillojnë takim “në kohën e duhur”.

Edhe gjatë vizitës së tij në Azi në vitin 2025, Trump kishte tentuar të takohej me liderin e Koresë së Veriut. Në një bisedë me gazetarët në bordin e Air Force One, ai u kërkoi atyre të “përhapnin fjalën” se dëshironte të takohej me Kim.

Zyrtarët amerikanë thanë se Pheniani kishte dhënë sinjale të kujdesshme se mund të ishte i gatshëm për një takim të tillë. Por koha në dispozicion ishte tepër e shkurtër për të trajtuar çështjet e ndërlikuara të sigurisë dhe logjistikës.

Më pas, Trump deklaroi se një takim me Kim mund të linte në hije takimin katërpalësh që kishte planifikuar me presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut.

“Ndoshta do të ishte mungesë respekti”, u shpreh ai pas bisedës 100-minutëshe me Xi, duke shtuar: “Do të kthehem, për sa i përket Kim Jong Un.”


Shtuar 19.08.2026 16:22

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbet