Një helikopter u rrëzua të mërkurën, më 19 gusht, pranë malit Ololokwe, në Qarkun Samburu, në veri të Kenias, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave.
Autoritetet bëjnë të ditur se në bord ndodheshin gjashtë turistë dhe piloti. Deri tani, identitetet e viktimave nuk janë publikuar.
Të lidhura
None found
Pas aksidentit, në luginën malore u vunë re tym dhe flakë, ndërsa një dëshmitar përshkroi situatën e krijuar në vendngjarje.
Banorë të zonës dhe ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë drejt vendit ku ndodhi rrëzimi, me qëllim dhënien e ndihmës.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Kenias (KCAA) konfirmoi incidentin dhe njoftoi se ka hapur një hetim për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Një helikopter shpëtimi i kompanisë Air Tropic mbërriti gjithashtu në vendngjarje për të kontribuar në operacionin e ndihmës.
