Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se Albin Kurti, lider i LVV-së dhe njëherësh kryeministër në detyrë, mëngjesin e sotëm ishte në një pishinë në Banjë të Malishevës.
Të lidhura
None found
Në një postim në Facebook, Musliu tha se Kurti shoqërohej në pishinë nga bashkëpartiakët e tij, Gani Krasniqi dhe Valon Hoti, në kohën kur ajo dhe persona të tjerë po e prisnin përpara ndërtesës së Qeverisë.
“Sot, në orën 7:30 të mëngjesit, teksa ne ndodheshim para zyrave të Qeverisë duke e pritur, deputeti Albin Kurti po argëtohej në pishinën në Banjë të Malishevës, së bashku me bashkëpartiakët e tij, Gani Krasniqi dhe Valon Hoti. Ne prisnim para Qeverisë”, shkroi Musliu.
Sipas saj, Kurti po notonte larg zhurmës së kryeqytetit dhe nën masa të shtuara sigurie, me disa dhjetëra pjesëtarë të sigurimit të vendosur brenda dhe jashtë pishinës. Musliu e cilësoi këtë si realitetin e një pushteti që pretendon se qëndron pranë qytetarëve.
