Eksperti amerikan i sigurisë kibernetike publikon të dhënat e “Diellës”! Pretendon akses në sistemin qeveritar! Nga pagat, te votuesit dhe deputetët, çfarë përmbajnë skedarët

Patrick Quirk, ekspert amerikan i sigurisë kibernetike dhe i teknikave OSINT, pretendon se një pjesë e konsiderueshme e të dhënave të ministres “Diella” mund të arrihej pa proces autentifikimi.

Sipas tij, gjashtë endpoint-e të API-së së Kuvendit pranonin kërkesa të zakonshme pa API key, bearer token apo session cookie, çka nënkuptonte se sistemi nuk verifikonte nëse përdoruesi kishte autorizim për akses.

Të lidhura

None found

Quirk e kishte ngritur këtë pretendim që në muajin prill.

Megjithatë, të dhënat që ai thotë se ka shkarkuar u publikuan ditën e djeshme, pas reagimit të AKSHI-t, i cili deklaroi se informacioni ishte marrë nga ndërfaqja e sistemit dhe jo nga vetë sistemi.

“Sqarim lidhur me pasaktësitë e publikuara mbi funksionimin e Diellës.

Në respekt të informimit të saktë të publikut, AKSHI sqaron disa pasaktësi teknike të publikuara së fundmi lidhur me Diellën dhe mënyrën e funksionimit të saj.

Faqja që sheh përdoruesi është ndërfaqja e sistemit, jo vetë sistemi. Kur një qytetar i kërkon Diellës një dokument, kërkesa përpunohet në infrastrukturën qeveritare, ku funksionon sistemi i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga AKSHI në bashkëpunim me Microsoft, duke përdorur modele të OpenAl në Azure. Faqja është ajo që shihet; sistemi që kryen punën ndodhet pas saj”, thuhej në reagimin e AKSHI-t.

Pas publikimit të reagimit në faqen zyrtare të Agjencisë në Instagram, Quirk nxori në publik edhe të dhënat që, sipas tij, janë shkarkuar nga ministrja “Diella”.

Materiali i plotë arrin në 31 GB dhe përmban më shumë se 54.700 skedarë.

Mes përmbajtjes së arkivit raportohet të ketë mbi 30,000 PDF me dokumente parlamentare, më shumë se 20,000 imazhe, mbi 2,500 dokumente zyre, si dhe të dhëna të strukturuara qeveritare.

Sipas listës së publikuar, arkivi përfshin 910,000 të dhëna votuesish, ku përfshihen emra, dokumente identifikimi, numra telefoni, punëdhënës dhe përkatësi politike.

Gjithashtu, në të pretendohet se ndodhen 637,138 të dhëna pagash, që përbëjnë 22% të popullsisë së Shqipërisë.

Lista përfshin edhe një bazë të dhënash me 100,000 policë të dyshuar, së bashku me fotografi, dokumente identifikimi dhe data lindjeje.

Quirk pretendon se janë të aksesueshme edhe të dhënat e 236 anëtarëve të parlamentit, përfshirë email-e, data lindjeje dhe fotografi.

Ndër të dhënat e tjera të renditura janë mbi 30,000 dokumente qeveritare, informacione për një sulm kibernetik iranian gjatë viteve 2022-2024, i cili sipas tij vijon të jetë aktiv, si dhe një hartëzim i plotë i infrastrukturës.


Shtuar 19.08.2026 13:01

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet