Paul Pogba largohet nga Monaco pas ndërprerjes së kontratës

Monaco ka konfirmuar se kontrata me mesfushorin Paul Pogba është ndërprerë me mirëkuptimin e të dyja palëve.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të klubit, palët vlerësuan se synimet e përcaktuara në fillim ishin përmbushur vetëm pjesërisht. Për këtë arsye, përpara takimit të parë të sezonit të ri, u vendos përfundimi i parakohshëm i marrëveshjes, e cila ishte e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Klubi e falënderoi fituesin e Kupës së Botës 2018 për besimin e treguar ndaj institucionit, si dhe për profesionalizmin maksimal gjatë periudhës së tij në Monaco.

Pas zyrtarizimit të vendimit reagoi edhe Pogba, i cili shprehu mirënjohje për presidentin, drejtuesit, bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët që besuan tek ai.

Mesfushori francez e cilësoi të jashtëzakonshme përvojën e përfaqësimit të klubit dhe të Principatës. Ai theksoi se Monaco është një klub fantastik dhe se, ndonëse nuk arriti të luante aq ndeshje sa kishte shpresuar, do të mbetet gjithmonë mirënjohës për mundësinë që pati të vishte ngjyrat e tij. “Daghe Munegu!”, ishte mesazhi i tij përmbyllës.

Periudha e Pogbas te Monaco nuk arriti të zhvillohej siç pritej, pavarësisht rikthimit të tij pas pezullimit për doping, pasi problemet e vazhdueshme fizike e penguan të fitonte ritëm.

Gjatë përgatitjeve parasezonale, francezi pësoi së fundmi edhe një dëmtim tjetër në muskujt e pasmë të kofshës.


Shtuar 19.08.2026 10:46

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet