Qytetarët janë nisur në marshim nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë.
Tubimi shënon ditën e 80-të të protestës, e cila është shndërruar në një nga seritë më të gjata të protestave të zhvilluara pa ndërprerje gjatë muajve të fundit në kryeqytet.
Të lidhura
None found
Kërkesa e protestuesve mbetet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë kësaj periudhe, protestat janë zhvilluar në forma të ndryshme, duke përfshirë marshime, grumbullime masive dhe tubime të përditshme para institucioneve.
