Rodri zbulon arsyet e transferimit te Barcelona dhe flet për Flickun, Bernal dhe synimet e klubit

Rodri ka komentuar me entuziazëm bashkimin e tij me Barcelonën, transferim që u përmbyll gjatë ditës së martë. Mesfushori spanjoll, i shpallur fitues i “Topit të Artë” në vitin 2024, u shpreh i impresionuar nga cilësia e repartit të mesfushës te skuadra katalanase dhe tregoi arsyet që e bindën të bëhej pjesë e këtij projekti.

Të lidhura

None found

“Barcelona ka një mesfushë absolutisht fantastike dhe jam shumë i lumtur që tani jam pjesë e saj. Po afrojmë lojtarë dhe po ndërtojmë një kulturë që synon të fitojë gjithçka”, tha Rodri.

Sipas tij, vendimi nuk u ndikua vetëm nga paraqitjet e tanishme të klubit, por edhe nga drejtimi që ai mund të marrë në vitet e ardhshme.

“Nuk u përqendrova vetëm te e tashmja, por edhe te projekti për të ardhmen. Mesfusha e Barcelonës është spektakolare dhe në çdo repart ka lojtarë të mëdhenj. Unë dua të sjell dëshirën për t’u përmirësuar vazhdimisht”.

Fituesi i “Topit të Artë” vlerësoi edhe punën e bërë nga Hansi Flick që prej marrjes së drejtimit të Barcelonës.

“Barça ka bërë shumë progres gjatë këtyre viteve. Pavarësisht vështirësive, ajo ka fituar dy tituj radhazi në La Liga dhe është vetëm një hap larg triumfit në Ligën e Kampionëve. Më pëlqen shumë mënyra e punës së Hansi Flick dhe besoj se me të mund të bëhem një lojtar edhe më i mirë”.

Rodri u ndal gjithashtu te Marc Bernal, një prej talenteve të rinj të klubit, duke shprehur dëshirën për të kontribuar në rritjen e tij.

“Bernal ka një potencial të jashtëzakonshëm. Shpresoj që ta ndihmoj sa më shumë të jetë e mundur. Pranë meje ai do të ketë mundësinë të zhvillohet”.

Mesfushori spanjoll tregoi se ka zhvilluar një bisedë me trajnerin Flick, ndërsa gjatë negociatave kontakti më i shpeshtë ka qenë me drejtorin sportiv Deco dhe presidentin Joan Laporta.

“Kam folur me Hansi Flick dhe ai ishte veçanërisht i emocionuar për ardhjen time. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe kam komunikuar më shpesh me Decon dhe Joan Laportan sesa me trajnerin. Flick është shumë transparent; të sheh në sy dhe të shpjegon drejtpërdrejt se çfarë pret prej teje”.

Në përfundim, Rodri foli për përgjegjësinë që synon të marrë në ekipin e ri, duke vënë në dispozicion përvojën e grumbulluar gjatë karrierës së tij.

“Ekipi ka nevojë për eksperiencën time në këtë moment dhe unë do të mbështetem te njohuritë që kam fituar ndër vite. Roli im nuk lidhet vetëm me atë që mund të bëj në fushë si lojtar, por edhe me ndikimin pozitiv te shokët e skuadrës dhe me diferencën që pritet të krijoj”.


ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahis