Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, shfaqi optimizëm përpara takimit të sotëm me Lumir Abdixhikun, drejtuesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Të lidhura
None found
Sipas Kurtit, në këtë takim pritet të shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.
“Do të takohemi me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetarin Lumir Abdixhikun, dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë përpara, në mënyrë që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të”, deklaroi ai.
Kurti nënvizoi se bisedimet do të zhvillohen në një klimë të mirëbesimit dhe me qasje pozitive.
“Natyrisht, me mirëbesim dhe në një atmosferë pozitive, si gjithmonë”, u shpreh kryeministri në detyrë.
