Katër persona janë dëmtuar me djegie të shumta në trup pas një shpërthimi në motorin e një skafi në Porto Palermo.
Shkaqet e incidentit ende nuk janë sqaruar, ndërsa dyshimet e para lidhen me praninë e benzinës.
Të lidhura
None found
Të lënduarit kanë marrë djegie në zona të ndryshme të trupit dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë shkuar shërbimet përkatëse, të cilat po kryejnë verifikimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të shpërthimit.
