Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, duke shënuar nisjen e protestës së 79-të kundër qeverisë. Pas grumbullimit, ata pritet të marshojnë në drejtim të Kryeministrisë.
Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama. “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Atdheu nuk shitet!” janë ndër thirrjet që përsëriten gjatë protestave të përditshme.
Të lidhura
None found
Protestuesit deklarojnë se dorëheqja e kryeministrit mbetet një kërkesë e panegociueshme.
Ndërkohë, Diaspora shqiptare mori pjesë edhe në protestën e zhvilluar më 14, 15 dhe 16 gusht.
