Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, rekrutët e rinj janë rreshtuar sot për të nisur rrugëtimin drejt anëtarësimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Të lidhura
None found
FSK-ja bëri të ditur se procesi po zhvillohet në Qendrën e Stërvitjes Bazë, e cila vepron në kuadër të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
Me fillimin e trajnimit ushtarak bazë, rekrutët kanë hedhur hapin e parë për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Programi intensiv do të zgjasë nëntë javë dhe është hartuar për përgatitjen e tyre fizike, psikologjike dhe profesionale.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se gjatë kësaj kohe rekrutët do të fitojnë njohuritë dhe do të zhvillojnë aftësitë e domosdoshme ushtarake, në mënyrë që, pasi ta përfundojnë trajnimin, të jenë të përgatitur për të shërbyer si ushtarë dhe për t’u rreshtuar në formacionet ushtarake të strukturës së FSK-së.
