VLEN: Nervozizmi në BDI rritet, ndërsa Ahmeti përballet me dilemën e Grubit

Komunikata e plotë e VLEN

Të lidhura

None found

Shenjat e shqetësimit në BDI tashmë nuk po fshihen më. Edhe zëra brenda vetë partisë e kanë pranuar publikisht se ajo po funksionon si një “POLITBYRO”, ku një grup i ngushtë harton skenarë, cakton role dhe përpiqet të paraqesë një situatë nën kontroll. Megjithatë, zhvillimet tregojnë se gjërat kanë kohë që u kanë dalë nga kontrolli.

Qëndrimet për Artan Grubin ndryshojnë vazhdimisht. Në një moment emri i tij shmanget, ndërsa më pas thuhet se ndaj tij nuk ekzistojnë prova. Ali Ahmeti, sipas qëndrimit të përcjellë, i ka kërkuar të japë përgjigje nëse ka shpërdoruar besimin e tij, por pak më vonë ka deklaruar se “gjëja e parë” është lirimi i Grubit nga arresti shtëpiak.

Cila prej këtyre deklaratave duhet marrë si e vërtetë?

Për Ahmetin, situata duket gjithnjë e më e vështirë. Mbështetja ndaj Grubit do ta ngarkonte me përgjegjësi politike për çdo zhvillim që mund të dalë gjatë procesit gjyqësor. Ndërsa nëse distancohet prej tij, ekziston rreziku që të hapet “kutia e zezë” dhe të bëhen publike ngjarje që lidhen me vitet e drejtimit të BDI-së.

Kjo është edhe arsyeja pse tensioni brenda partisë po shtohet. Disa druhen se Grubi mund të flasë, të tjerë përpiqen të kuptojnë se kë mund të përfshijë me vete, ndërsa një pjesë tashmë po mendon se kush mund të sakrifikohet për të mbrojtur kreun e partisë. Në këtë klimë, Bujar Osmani vazhdon të presë çastin e përshtatshëm.

A po përpiqet Bujari të përcaktojë momentin kur do të synojë postin e liderit, apo dëshiron fillimisht të shohë se çfarë do të zbulohet nga “kutia e zezë”?

Vendimin për çështjen e Grubit do ta marrin institucionet, të cilave BDI deri dje u besonte dhe për të cilat betohej. Por, sipas VLEN, kjo BDI hipokrite i pranon institucionet vetëm atëherë kur vendimet e tyre janë në favor të saj. Prandaj, le të heqë dorë nga shtirja dhe të sqarojë se cila prej historive të saj qëndron.


Shtuar 17.08.2026 14:38

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişcasibom girişsahabet giriş