Një sasi prej 11.6 tonësh speca të freskët është kthyer nga autoritetet bullgare në Maqedoninë e Veriut, pasi testet laboratorike konstatuan se pesticidi formetanat ishte mbi kufirin e lejuar, përcjell TV21.
Të lidhura
None found
Ngarkesa kishte kaluar në territorin bullgar nga pika kufitare e Zlatarevos dhe do t’i dorëzohej një operatori tregtar në Petriç. Deri në përfundimin e analizave, specat u bllokuan dhe u ruajtën në një magazinë frigoriferike.
Me daljen e rezultateve, Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore vendosi që e gjithë sasia t’i kthehej furnizuesit. Sipas autoriteteve, asnjë pjesë e ngarkesës nuk ka përfunduar në dyqanet apo tregjet e Bullgarisë.
Ende nuk ka të dhëna se nga cili rajon i Maqedonisë së Veriut vinin specat, ndërsa nuk janë publikuar as emrat e prodhuesit dhe eksportuesit. Inspektimi u krye në kuadër të kontrolleve të shtuara që Bullgaria po ushtron ndaj frutave dhe perimeve të importuara nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.
