3 persona të dyshuar janë identifikuar për flakët e zjarrit në Gjirokastër në fshatin Palokastër ku janë djegur rreth 5 hektar kullotë.
Në këtë aksion u angazhuan 30 forca zjarrfikëse nga repartet e Gjirokastrës, Dropullit e Libohovës, ndërsa në terren u angazhuan edhe 20 ushtarë të Forcave të Armatosura.
Deri më tani dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pasi, Policia e Gjirokastrës ka rënë në gjurmët e tre personave të dyshuar për vënien e zjarrit ku dy prej tyre janë identifikuar dhe pritet arrestimi i tyre.
Gjithashtu mëngjesin e sotëm është arritur të lokalizohen flakët në Lunxheri, ku janë djegur 40 hektarë kullota dhe 500 rrënjë arrore, dru frutore dhe vreshtari.