Një 69-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij, në fshatin Mallkeq të Vlorës. Dyshimet paraprake janë se shtetasi K. B. ka përdorur një armë zjarri automatik për t’i dhënë fund jetës.
Ngjarja është shënuar rreth orës 16:00, ndërsa informacionet e para bëjnë me dije se 69-vjeçari vuante nga depresioni.
Të lidhura
None found
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
