Një debat mes dy personave që shisnin bileta për anijet turistike në portin e Vlorës ka përfunduar me përdorimin e thikës dhe plagosjen e njërit prej tyre.
Sipas të dhënave paraprake, Edmond Gorishova ka goditur me thikë Dhimo Thominin gjatë konfliktit.
Të lidhura
None found
Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorin e dyshuar. Ndërsa i plagosuri është dërguar me ambulancë në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ende nuk ka informacion të plotë për gjendjen shëndetësore të Dhimo Thominit, ndërsa mbeten për t’u sqaruar edhe rrethanat e sakta të përplasjes. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.
