Zjarri në hotelin e Vlorës, policia: Flakët u shkaktuan nga priza e frigoriferit

Një zjarr që përfshiu një hotel në lagjen “10 Korriku” të Vlorës, në pronësi të shtetases M. A., është shkaktuar aksidentalisht nga djegia e prizës elektrike së një frigoriferi në restorantin e godinës.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Vlorës, ngjarja ndodhi rreth orës 04:05, në ambientet e brendshme të hotelit. Për përcaktimin e shkakut, grupi hetimor shqyrtoi pamjet e kamerave të sigurisë dhe kreu veprimet e nevojshme në vendngjarje.

Të lidhura

None found

Si pasojë e zjarrit janë lënduar gjashtë pushues: pesë prej tyre janë shtetas nga Kosova, ndërsa një është nga Rrësheni. Pesë të dëmtuar janë dërguar në Spitalin e Djegieve në Tiranë për trajtim të specializuar, ku dy kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trup. Një tjetër i lënduar po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Flakët kanë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e hotelit. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon procedurat për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 16.08.2026 09:33

matbetgrandpashabetholiganbetholiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetgrandpashabetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal