Xavi Espart, talenti i radhës i La Masias që ka bindur Hansi Flickun

Xavi Espart është kthyer në një nga zbulimet kryesore të fazës përgatitore të Barcelonës, periudhë gjatë së cilës Hansi Flick ka pasur mundësi të shqyrtojë nga afër disa prej talenteve të akademisë.

Të lidhura

None found

Futbollisti 19-vjeçar është pjesë e La Masias që nga viti 2015. Sipas profilit zyrtar të Barcelonës, ai ka përshkuar grupmoshat e klubit dhe tani ndodhet shumë pranë marrjes së një roli më të madh në skuadrën e parë.

Sipas Marca, trajneri gjerman e vlerëson Espartin si një lojtar të nivelit të lartë. Flick i krijoi atij gjashtë mundësi për t’u paraqitur me ekipin e parë gjatë sezonit të kaluar.

Debutimi i 19-vjeçarit me skuadrën e parë erdhi në mars, në ndeshjen kundër Neëcastle Unitedit. Që prej asaj përballjeje, ai ka dëshmuar se mund të japë kontribut në më shumë se një pozicion.

Pozicioni natyral i Espartit është ai i mbrojtësit të djathtë, por ai mund të përdoret edhe në mesfushë, çka i ofron Flickut një zgjedhje tjetër për formacionin.

Paraqitjet bindëse kanë vijuar edhe këtë verë. Espart e nisi si titullar duelin me Birmingham Cityn, ndërsa u aktivizua nga minuta e parë edhe në takimet e Barcelonës ndaj Udineses dhe Nottingham Forestit.

Forma e treguar gjatë verës e ka vendosur Espartin mes emrave që po marrin më shumë vëmendje në Barcelonë. Në të njëjtën kohë, Flick duket se po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë që t’i japë më tepër hapësirë talentit të ri.


Shtuar 15.08.2026 23:52

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetpas girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal