Como po vlerëson afrimin e Liam Delap për të shtuar alternativat në repartin e avancuar. “Calciomercato” raporton se sulmuesi anglez i është ofruar klubit italian, i cili po shqyrton mundësinë e huazimit të tij në Itali, ku do të kishte më shumë hapësira për të luajtur.
Futbollisti nën kontratë me Chelsea-n shihet si një opsion për skuadrën lombarde, e cila synon ta bashkojë në sulm me Douvikas. Paralelisht, Como po rivlerëson edhe interesimin për Moise Kean, por Fiorentina kërkon një shumë të konsiderueshme për ta lënë të largohet.
Të lidhura
None found
Në këto rrethana, klubi mund t’i japë përparësi huazimit të Delap, në vend që të investojë rreth 40 milionë euro për transferimin përfundimtar të Kean.
