Malisheva e hap edicionin me gjashtë gola ndaj Vushtrrisë

Malisheva e ka hapur në mënyrë mbresëlënëse edicionin 2026/27 në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke triumfuar 6-1 si mysafire e Vushtrrisë në javën e parë.

Të lidhura

None found

Rezultati u zhbllokua që në minutën e gjashtë, kur Krenar Dulaj kaloi skuadrën malishevase në epërsi 1-0.

Dominimi i mysafirëve vijoi dhe Kreshnik Uka e dyfishoi avantazhin në minutën e 32-të. Goli i tij fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje, por vendimi u përmbys pas rishikimit nga VAR-i dhe rezultati u bë 2-0.

Edhe pas pushimit, Malisheva nuk e uli ritmin. Dreni Kryeziu shënoi për 3-0 në minutën e 52-të, ndërsa në të 64-tën Kreshnik Uka realizoi golin e tij të dytë personal, duke e çuar rezultatin në 4-0.

Shtatë minuta më pas, pikërisht në minutën e 71-të, Laurent Xhylani realizoi golin e pestë dhe e thelloi më tej epërsinë e Malishevës.

Serinë e golave për mysafirët e vazhdoi Mark Bushaj, i cili shënoi për 6-0 dhe vulosi një nga fitoret më të thella të javës së parë.

Vushtrria arriti ta shënonte golin e nderit në minutën e 86-të, duke e përcaktuar rezultatin përfundimtar në 6-1.

Me këtë paraqitje bindëse, Malisheva jep një sinjal të fortë që në nisje të sezonit 2026/27, kurse Vushtrria duhet të kërkojë reagimin në takimet e ardhshme.


Shtuar 15.08.2026 18:22

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetkolik girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetcasibomJojobet Girişa