Një aksident rrugor ndodhi pasditen e sotme në aksin Fier-Vajkan, pranë zonës së njohur si “Ura e Mbrostarit”.
Një automjet i markës “Fiat”, që drejtohej nga shtetasi L. XH, u përplas me një mjet tip “Volkswagen”. Si pasojë, mbetën të lënduar drejtuesi dhe pasagjeri, të cilët janë babë e bir, ndërsa djali është i mitur.
Të lidhura
None found
Të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku po marrin kujdes mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
