Zgjidhja e Hyundai-t mund ta shtojë kapacitetin e parkingjeve deri në 50 për qind

Në qytetet e mëdha, ku hapësirat për parkim janë shumë të kërkuara, Hyundai po punon për një zgjidhje që synon të shtojë numrin e vendeve të disponueshme.

Të lidhura

None found

Prodhuesi koreano-jugor po zhvillon robotë parkimi që pritet të ulin numrin e aksidenteve të vogla dhe njëkohësisht ta rrisin kapacitetin e parkingjeve me 20 deri në 50 për qind.

Me një lartësi prej vetëm 11 centimetrash, këta robotë të vegjël pozicionohen nën veturë, e ngrenë nga rrotat dhe më pas e transportojnë. Falë sensorëve LiDAR, ata mund të parkojnë në mënyrë automatike automjete me peshë deri në 3.4 tonë dhe të lëvizin me shpejtësi maksimale prej 4.3 km/h.

Për ta përdorur sistemin, drejtuesi e lë veturën në një pikë të caktuar dhe del nga automjeti. Më pas ndërhyjnë robotët, të cilët e dërgojnë atë në hapësirën e parkimit. Kur dëshiron ta marrë veturën, drejtuesi përdor një terminal të posaçëm për t’u dhënë robotëve urdhrin që t’ia sjellin.

Automjetet mund të pozicionohen shumë më afër njëra-tjetrës, pasi gjatë këtij procesi nuk nevojitet hapësirë për hapjen e dyerve. Pikërisht kjo mundëson shtimin e numrit të vendeve të parkimit.

Robotët pritet t’u kursejnë kohë drejtuesve dhe t’ua pakësojnë stresin, ndërsa pronarëve të parkingjeve mund t’u krijojnë mundësi për rritjen e kapacitetit. Përdorimi i sistemit mund të sjellë përfitime edhe për mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë e këmbësorëve.

Hyundai do t’i testojë aftësitë dhe efikasitetin e teknologjisë përmes një programi pilot në një kompleks banimi në Siheung, qytet që ndodhet në jugperëndim të Seulit. Në parkingun nëntokësor të kompleksit do të vendosen dy grupe robotësh, të cilët do të menaxhojnë 53 vende parkimi.

Gjatë programit, kompania synon të grumbullojë të dhëna për kohën mesatare të pritjes, shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet dhe ritmin e funksionimit të robotëve. Hyundai kërkon gjithashtu të gjejë metodën më të përshtatshme për përllogaritjen e numrit optimal të vendeve të parkimit në secilën ndërtesë, si dhe të numrit të robotëve të nevojshëm për menaxhimin e tyre.


Shtuar 15.08.2026 17:07

Tags:
matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetwettseitenAnkara escortjojobetmarsbahisAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetpusulabetvaycasinomarsbahiscasibommarsbahiscasibombetcup girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobet GirişholiganbetcasibomJojobet Giriş