Rreth 10 mijë udhëtarë në 24 orë, fluks dhe radhë të gjata në Qafë Botë

Pika kufitare e Qafë Botës, në jug të vendit, është përballur këtë fundjavë me një numër të lartë udhëtarësh, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

Pritje janë krijuar në të dyja anët e kufirit, ndërsa qytetarët presin kryerjen e kontrolleve.

Të lidhura

None found

Gjatë 24 orëve të fundit, rreth 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë ose kanë dalë përmes Qafë Botës. Të dhënat e pikës kufitare tregojnë se ngarkesa më e madhe është regjistruar në drejtim të hyrjes në Shqipëri.

Katër sportele po punojnë në palën shqiptare, ndërsa ajo greke ka vënë në funksion dy të tilla.

Kjo situatë lidhet me lëvizjet e shtuara të turistëve dhe pushuesve në sezonin veror, por edhe me qytetarët që nisen drejt Greqisë ose rikthehen në Shqipëri.

Autoritetet kufitare po vijojnë përpjekjet për administrimin e fluksit dhe përshpejtimin e procedurave, me synimin për të shkurtuar pritjen e udhëtarëve.


Shtuar 15.08.2026 10:47

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomzbahis girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom