Zjarri në malin e Qukësit, zjarrfikësit izolojnë katër vatra pas 12 orësh punë

Flakët përfshinë një zonë pyjore në Lugun e Lakrës, në malin e Qukësit, pjesë e Njësisë Administrative Qukës në Bashkinë Prrenjas.

Për shuarjen dhe neutralizimin e zjarrit u angazhuan 6 zjarrfikës dhe një inspektor pyjor, të cilët punuan për afro 12 orë. Gjatë ndërhyrjes, shërbimi zjarrfikës evidentoi katër vatra të veçuara në pika të ndryshme të sipërfaqes pyjore.

Të lidhura

None found

Vendndodhja e vatrave ka ngritur dyshimin se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje, ndërsa përcaktimi i shkaqeve mbetet në hetim.

Nga zjarri është prekur një sipërfaqe prej rreth 0.4 hektarësh dhe është dëmtuar afërsisht 30 për qind e masës pyjore të zonës.

Pas operacionit, vatrat u izoluan dhe flakët nuk u përhapën në pjesë të tjera të malit. Nuk ka raportime për persona të lënduar.

Autoritetet vijojnë të mbajnë nën vëzhgim zonën, pasi ekziston mundësia që vatrat të riaktivizohen nën mbetjet pyjore dhe trungjet e thata. Reshjet e shiut që ranë pas ndërhyrjes pritet të kenë ndihmuar në shuarjen përfundimtare të tyre.


Shtuar 15.08.2026 08:13

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomdumanbet girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom