De Jong i kundërpërgjigjet gazetarit të njohur spanjoll: Ka përhapur shumë gënjeshtra për mua

Frenkie De Jong ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë zërat për një krisje mes tij dhe trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick. Raportimet pretendonin se mesfushori holandez kishte refuzuar të luante sezonin e kaluar në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Të lidhura

None found

Lojtari i Barcelonës reagoi me tone të ashpra, duke theksuar se pretendimet për një raport të keq me Flickun nuk qëndrojnë.

“Është thënë se marrëdhënia ime me trajnerin është shumë e keqe, gjë që është krejtësisht e pavërtetë. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin. Flas shumë me të. Mund ta pyesni trajnerin për të gjitha këto”, deklaroi De Jong.

Holandezi mohoi edhe lajmet për mosmarrëveshje me drejtuesit e Barcelonës, duke nënvizuar se raportet e tij me klubin janë gjithashtu shumë të mira.

Më pas, De Jong kritikoi drejtpërdrejt gazetarin Gerard Romero, të cilin e akuzoi se edhe në të kaluarën kishte publikuar informacione të rreme për të.

“Gerard Romero e ka thënë edhe këtë dhe dua ta përmend, sepse mendoj se edhe më parë ka thënë shumë gënjeshtra”.

“Por këtë herë nuk do ta lë të kalojë, sepse duhet ta kuptojë se nëse publikon gjëra që nuk janë të vërteta, unë do ta kundërshtoj publikisht”, u shpreh ai.

Në përfundim, De Jong sqaroi se vendosi të reagonte edhe për të çliruar zemërimin e grumbulluar dhe për ta përqendruar vëmendjen te rikuperimi i tij.


Shtuar 14.08.2026 20:34

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetixir girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom