Prodhimi i Porsche Taycan mund të përfundojë deri në vitin 2030, bëjnë të ditur WirtschaftsWoche dhe Reuters.
Të lidhura
None found
Rënia e interesit për sedanin elektrik konsiderohet arsyeja kryesore, pasi klientët po zgjedhin gjithnjë e më shumë SUV-të me energji elektrike, veçanërisht Macan EV.
Raportimet tregojnë se Porsche dhe përfaqësuesit e punonjësve kanë arritur një pajtim paraprak për ta ndërprerë prodhimin në mënyrë graduale.
Gjithsesi, palët ende nuk e kanë përmbyllur marrëveshjen, ndërsa Porsche nuk ka bërë publik zyrtarisht ndonjë afat përfundimtar.
CEO Michael Leiters ka theksuar se kompania nuk synon ta ndalojë Taycan në një të ardhme të afërt.
Aktualisht, automjeti vijon të prodhohet në Stuttgart dhe tregtimi i tij po vazhdon si zakonisht.
Nëse skenari i raportuar zbatohet, Taycan mund të dalë nga linjat e prodhimit rreth vitit 2030. Në këtë rast, Porsche pritet ta zhvendosë më shumë vëmendjen te SUV-të elektrike dhe te modelet e reja me energji elektrike.
